Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Një burrë 51-vjeçar ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar, pa dëshirën e tij. Si pasojë, burri ka përfunduar në prangat e Policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin, 51 vjeç, banues në Tiranë, pashi dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar, pa dëshirën e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al