Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kreu i ri i SPAK/ “Asnjë funksionar nuk qëndron mbi ligjin”, Doloreza Musabelliu: Kam hetuar raste të korrupsionit, vrasje dhe trafikim të qenieve njerëzore

schedule11:16 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 11:16 - 11 Dhjetor, 2025

Kandidatja Doloreza Musabelliu, në prezantimin e platformës së saj, renditi një sërë çështjet të rëndësishme të hetuara prej saj, si raste të korrupsionit, raste trafikimit të qenies njerëzore dhe vrasje.

Gjatë fjalës së saj, Musabelliu tha se janë nga këto hetime janë zbuluar një sërë çështjes kriminale, duke nënvizuar se asnjë funksionar nuk qëndron mbi ligjin.

Pjesa më e madhe e çështjeve të hetuara prej kanë kundër trafik të narkotikëve. Përmend një çështje të vitit 2015 ku për herë të parë u hetua një rast ajror i trafikut të narkotikëve, ku në përfundim u dënuam me vendim të formës së prerë. Kam hetuar çështje të korrupsionit. Këto çështje reflektojnë bindje profesionale se asnjë funksionar pavarësisht statusit nuk qëndron mbi ligjin. Për të kaluar tek prokuroria e posaçme kam hetuar çështje sensitive. Çështja e vitit 2019, ku veçanti e kësaj çështje është se është kryer në bashkëpunim me autoritetet holandeze. Çështja penale e vitit 2021 ndaj një ish kryetar bashkie dhe bashkëpunëtorëve të tij. Një risi ka qenë se është proceduar me sekuestrimin e kriptomonedhave dhe falë bashkëpunimit me shtetet e huaja  arritëm t’i ruanim”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!