“Kreu i qeverisë së Bullgarisë Perëndimore”, analistët për batutën e Ramës me Kovaçevskin: Kërkoi vëmendje

schedule21:48 - 13 Qershor, 2022

schedule 21:48 - 13 Qershor, 2022

Gjatë Samitit në Selanik, kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe veton që i ka vendosur Bullgaria për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në takim, Rama i prezantoi kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministrin e Maqedonisë, Dimitar Kovaçevskin, si kreun e qeverisë së Bullgarisë Perëndimore. “Future west bullgaria”, tha Rama për Kovaçevskin.

Komenti i Ramës ka shkaktuar reagime të forta në vendin fqinj. Në emisionin “Log.” në Abc analisti Mentor Nazarko tha se batuta ishte fyese.

“Kjo e Ramës mbetet në kuadrin e një batute. Duke ditur se Rama është kritik ndaj Bullgarisë është ndryshe kjo batutë. Kjo është fjali me karakter sferik. Ajo ishte fyese më shumë dhe për Gjermaninë. Se kemi kancelarin gjerman që veç dialogut Serbi Kosovë kishte dhe heqjen e vetos bullgare. Fjalia e Ramës ishte njëlloj përçmimi për këshillin Europian që nuk kapërcen këtë pakënaqësi të një anëtari siç është Bullgaria. Ishte e tepërt sepse nuk ishte fjali e rrumbullakosur diplomatike.  Unë i mbahem pikëpamjes që ishte më shumë provokim për gjermanët dhe shtetet e BE”, tha Nazarko mes të tjerash.

Sipas Genc Pollos, Rama kërkoi të tërheqë vëmendjen e kancelarit.

“Unë e quaj në thelb  jo me dëshirë të keqe atë që tha Rama por thjesht për të tërhequr vëmendjen e kancelarit gjerman. Aty pashë që opozita VRMN DPME kishte thirrur miting. Kjo fjalë ngjit atje, uli dinjitetin”.

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Rama ka gjetur një mënyrë për të rënë në sy krahas veshjes dhe gjesteve jo diplomatike por edhe përmes gjuhës së ashpër.

“Duhet ta shohim personazhin në kontekst. Që në 2013 ka filluar batuta me Merkel,  tani me Scholz. Rama ka gjetur një mënyrë për tu vënë në dukje nga lista e gjatë e shteteve të vogla dhe anonime. Ka bërë deklarata ndaj Brukselit sidomos për mos-heqjen e vizave ndaj Brukselit. Gjuha e Ramës është jo diplomatike për të arritur një efekt që të bjerë në sy të mediave. Ka gjetur një mënyrë për të rënë në sy përmes veshjes, gjuhës së ashpër, gjesteve jo diplomatike. Unë mendoj se i ka të paramenduar”, tha Minxhozi.

Kjo batutë e Ramës nxitur reagimin nga kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë edhe një sqarim. Sipas tij, ai kishte ironizuar vetëm bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut, e se gjithçka tjetër ishte vetëm histeri. Mirëpo pavarësisht se ç’pretendon Rama, duket se ka pasoja në Maqedoninë e Veriut. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski doli në një konferencë për shtyp, duke ngritur zërin kundër gjithë çfarë kishte ndodhur. Madje i dërgoi një mesazh kryeministrit Dimitar Kovaçevski pas ironisë në Selanik, duke i kërkuar dorëheqje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!