Kreu i Prokurorisë së Pogradecit në KPK, “ngec” në kriterin e aftësive profesionale

schedule13:39 - 8 Maj, 2019

schedule 13:39 - 8 Maj, 2019

Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Sotir Kllapi, ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për Vetingun.

Prokurori Kllapi ka “ngecur” në kriterin e aftësive profesionale. Komisioni ka ngritur dyshime, se prokurori ka favorizuar dy çështje që ka hetuar. Sipas KPK, subjekti i rivlerësimit ka ndryshuar akuzat, në favor të të ndaluarve.

Nga deklarata në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit dhe nga hetimet e KPK-së, rezulton se Kllapi ka deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin. Sipas KPK, prokurori ka burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Prej vitit 2014, Sotir Kllapi është drejtues në Prokurorinë e Pogradecit. /ABC News Albania 24/7