Kreu i PDK: Kurti po na izolon dhe po na sjell sanksione nga aleatët kryesorë

schedule21:51 - 30 Qershor, 2023

schedule 21:51 - 30 Qershor, 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se kryeministri Albin Kurti po e izolon vendin dhe po sjell sanksione nga aleatët kryesorë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi u shpreh se Kurti ka zgjedhur konfrontimin me aleatë, pas dështimit në çdo sektor përmes qeverisjes jokompetente.

Sipas tij, Kosova nuk mund të mbetet peng e tekave të Kurtit.

“Situata nuk është normale dhe nuk mund ta simulojmë normalitetin. Qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni. Dhe një gjë është më se e qartë: Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin Kurtit”, shkroi ndër të tjera Krasniqi në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!