Kreu i OSBE takon kryetaren e GJK, Vitore Tushën, zbulohet se çfarë u diskutua mes tyre

schedule14:48 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 14:48 - 23 Dhjetor, 2020

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, këtë të mërkurë është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Sipas informacioneve mësohet se ku ishte një takim për tu njohur dhe për të diskutuar fuqizimin e bashkëpunimin mes Prezencës dhe këtij institucioni thelbësor për respektimin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri.

Kohët e fundit, Prezenca e mbështeti Gjykatën në hartimin e një strategjie shumëvjeçare dhe të një plani veprimi, me synimin për të siguruar efikasitetin dhe transparencën e Gjykatës Kushtetuese dhe për të kontribuuar në zbatimin e reformës në drejtësi.

Gjithashtu në këtë takim Monaco i ka uruar suksese edhe anëtarit më të ri të Gjykatës, Altin Binaj, i cili u betua dje, dhe shprehu besimin e tij se bashkëpunimi mes institucioneve përkatëse do ta bëjë Gjykatën Kushtetuese plotësisht funksionale shumë shpejt.

Ai theksoi se Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë Gjykatën për të rritur efikasitetin dhe transparencën e saj./abcnews.al