Kreu i OBSH-së bën thirrje për armëpushim në Gaza

schedule22:53 - 30 Tetor, 2023

schedule 22:53 - 30 Tetor, 2023

Një rrëfim personal është bërë nga kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili bëri thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

Duke cituar përvojat e tij, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë kujtoi se ai vjen nga Tigray, një rajon i Etiopisë që ka qenë skena e konflikteve të përgjakshme në dekadat e fundit dhe madje edhe muajt e fundit, ndërsa kishte humbur një vëlla që vdiq për shkak të mungesës së aksesit në kujdesin mjekësor, ndërsa në luftën e fundit midis qeverisë së Addis Abeba dhe autoriteteve rebele të Tigray, ai humbi një dajë.

“Si fëmijë i kapur nën hijen e luftës, e kam njohur në thellësi të shpirtit tim erën e saj, tingujt dhe pamjet e saj”, thotë ai në një postim në X, dhe shton: “Ndjehem me ata që e kanë gjetur veten në në mes të një konflikti, e ndjej dhimbjen e tyre sikur të ishte e imja”.

“Lufta sjell vetëm shkretim, tmerr dhe shkatërrim. Asgjë tjetër”, thekson doktor Tedros.

“Në këtë moment kritik, le të kapërcejmë ndarjet dhe të përqafojmë rrugën e paqes. Guximi i vërtetë gjendet në zgjedhjen e paqes. U bëj thirrje liderëve botërorë të bashkohen dhe ta udhëheqin botën drejt paqes. Zgjidhni paqen,” kërkon ai.

Lufta mes Izraelit dhe Gazës është ndezur sot për të 14-ën ditë. Rripi i Gazës ka qenë nën bombardime të vazhdueshme nga ushtria izraelite që nga sulmi i 7 tetorit nga grupi islamik palestinez Hamas në territorin e tij, më vdekjeprurësi në historinë e Izraelit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!