Kreu i ISSH: Nga 1 prilli rriten pensionet, një pjesë e pensionistëve përfitojnë bonusin prej 3 mijë lekësh

schedule12:16 - 16 Mars, 2022

schedule 12:16 - 16 Mars, 2022

Pas rritjes së çmimeve të ditëve të fundit për shkak të tensionit Ukrainë-Rusi, kryeministri Edi Rama për të ardhur në ndihmë pensionistëve që janë dhe klasa që ka më pak të ardhura ka prezantuar paketën e rezistencës që do të ndihmojnë në indeksimin e pensioneve.

Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado këtë të mërkurë i ftuar në ABC Live, ka dhënë detaje në lidhje me mbështetjen që është parashikuar për pensionistët.

Hado është shprehur se rritja e pensioneve do të bëhet duke filluar që në 1 prill dhe bashkë me të do të përfitojnë shumën prej 3 mijë lekësh në muaj për 3 muaj rresht që do t’u ofrohet 576 mijë qytetarë mes të cilëve dhe pensionistë.

Ndihmën për tre muaj do e marrin e gjithë kategoria që është me pension invaliditeti. Gjithashtu përfitues në këtë do të jenë dhe ato pensionistë që e kanë pensionin sa gjysma e pagës minimale të vendit, paga minimale eshte 300 mijë lekë të vjetra dhe duke zbritur sigurimet shoqërore shkon rreth 260 mijë lekë, duke i ardhur në ndihmë pensionistët që marrin deri në 133 mijë lekë të vjetra pension. Përfitues për 30 mijë lekë në tre muaj do të jenë edhe pensionistët e vetmuar, një nga ato ka të drejtë që një prej tyre të marrë ku i bie të përfitojnë 2300 pensionistë.

Nga data 1 prill do të jenë pensionet e indeksuara,  atë ditë që do të marrin pensionin do të marrin edhe bonusin.  Indeksimi është një procedurë normale që ndjek trendin e çmimeve.  Janë 5.2 miliardë të reja për tre muaj këto janë lekë  të buxhetit të shtetit dhe jo të Sigurimeve Shoqerore, dhe këto përfitimi që merren nga ato janë thjesht lekë që ndihmojnë për indeksimin”, ka thënë ai.

Sipas Hados vitet e fundit është shprehur një interesim i qytetarëve të cilët refuzojnë të punojnë më në të zezë, duke menduar vitet e pensionit por problem vijojnë që të mbeten fermerët të cilët duketse nuk i kushtojnë shumë rëndësi kontributeve për pension.

Është krijuar një lloj kakofonie që thonë se skema është në vështirësi por janë të vërteta. Skemat e pensioneve janë makina që janë të ndezura dhe nuk shuhen kurrë dhe pse mundtë jenë në vështirësi, e vetmja gjë e keqe është se do të rritet deficiti i skemës. Vështirësia ka të bëjë me rritjen e trendit të të ardhurave që është në rritje në vitet e fundit. Reforma ka sjellë ndërgjegjësimin e qytetarëve pasi çdo ditë që kalon duket se tashmë janë të interesuar për pensionet e tyre dhe nuk pranojnë që të punojnë në të zezë. Ato shikojnë se kolegët dhe të afërmit e tyre që kanë qenë të deklaruar kanë pension më të lartë dhe për këtë nuk punojnë më në të zezë.

Fshati vijon që të jetë një problematikë, pasi fermerët nuk e kanë akoma kulturën në raport me Sigurimet Shoqërore, nëse në zonat urbane është rritur ndërgjegjësimi në fshat një gjë e tillë akoma nuk është përkthyer rëndësia e pensionit që është jetësore për ti në të ardhmen.

Skema e pensioneve lidhet edhe me tregun e punës, arsyeja duhet që të gjendet aty , pasi ne nuk mund të indeksojmë pensionet me 5% kur rritja ekonomike është 3% në vendin tonë.

Qytetarët duhet që të mendojnë kur janë të rinj, jo kur janë afër moshës së pensionit. Ato që thonë se kanë kohë për pensionin janë dhe personat që dhe zhgënjehen më shumë. Nuk mendohet për pensionin kur të vjen mosha, ndaj mendohet që ditën e parë të punës, i akumulon kontributet”, është shprehur ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!