Kreu i FRPD: Teatri u prish kur të gjitha rekuizitat ishin brenda, do të vijojmë protestën

schedule17:42 - 19 Maj, 2020

schedule 17:42 - 19 Maj, 2020

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi në një intervistë për Abc News i është kundërpërgjigjur nënkryatarit të Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku ku ka theksuar se prishja e Teatrit Kombëtar ka ndodhur në momentin që veshjet dhe rekuizitat ishin në ambjentet e godinës.

Këlliçi përmes një video tregon momentin që nis nxjerrja e rekuizitave dhe të veshjeve ka nisur pasi një pjesë e godinës ishte e shembur.

“Teatri kombëtrat goditet në momentin që të gjithë rekuizitet dhe veshjet ishin brenda në godinë. Nënkryetari i bashkisë i bashkisë nuk e ka përturp të gënjejë pasi thptë se e kemi shembur se nuk mund të mbahej në këmbë. Kjo është një turp pasi ai Teatër nuk është shembur as nga tërmeti i 26 nëntorit,” është shprehur kreu i FRPD

Ndër të tjera Këlliçi është shprehur se ai dhe të gjithë mbështetësiat e PD-së do të jenë në shesh në protesta.

Gjithashtu ai ka theksuar se ato dhe artistët protestues nuk kanë qenë kundër ndërtyimit të një teatri të ri por prishjes së godinës së vjetër, që ishte një kulturë dhe histori për artin në vendin tonë.

Unë mendoj se duhet të bëhet një qëndresë nga aleanca e mbrojtjesd së teatrit dhe të gjithë që jaë aty. Unë kam dalë aty si qytetar i thjeshtë dhe jam marr zvarrë si kriminel. Unë do të dal në mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe unë nuk do të rreshte së protestuari për këtë, pasi në qytetin tim po zhduket çdo gjurmë, po zhduken vilat e vjetra, shtëpitë njëkatëshe lagjet e vjetra. Veliaj i ka zhdukur me një intensitet të frikshme të gjithë këto objekte.

Edhe sikur të ishte një  kasolle ajo të restaurohej siç ishte dhe jo të rinbdërtohej më parë në mënyrë që qytetarët të shikonin se si ka qenë Tirana më parë. Teatri le të bëhet në një ambjent tjetër, ne nuk kemi luks që të harxhojmë 30 milione euro për të ndërtuar një teatër. Pse të mos e restauronin teatrin por duhej ta prishjen. Të gjithë artistët që kanë protestuar nuk kanë kundërshtuar idenë për një teatër të ri por kanë qenë kundër prishjes së godinës  së vjetër”, tha Këlliçi.

Në fjalën e tij në studion e “ABC News”, Këlliçi  i është përgjigjur edhe pyetjes së Endri Xhafos nëse ka pasur ndonjë njoftim nga vjerri i tij, Artan Shkreli që është dhe zv.ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, në lidhje me prishjen e teatrit.

Nuk e kam idenë. Nuk kam pasur kontakt. Nuk kam më të voglën ide. Nuk kam patur asnjë kontakt dhe nuk kam diskutuar asnjëherë. Unë jam Belind Këlliçi, përpara se të jem dhëndër, jam djali i Zamir dhe Suzana. Dhe mbaj përgjegjësi për çdo akt timin që nga dita kur kam hyrë në PD. Unë si Belind kam qënë aty nonstop. Kësaj kauze do t’i shkoj deri në fund”, është shprehur Këlliçi.

Ndërkohë ka theksuar se prishja është bërë në mënyrë tinëzare dhe ato nuk kanë qenë në dijeni për një akt të tillë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!