Kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Admirali Tony Radakin ka deklaruar se Vladimir Putin dhe trupat e tij tashmë e kanë humbur strategjikisht luftën kundër Ukrainës.
“Presidenti Putin ka përdorur rreth 25% të fuqisë së ushtrisë së tij për të fituar një sasi të vogël territori dhe 50,000 njerëz ose të vdekur ose të plagosur. Çdo nocion se ky është një sukses për Rusinë është i pakuptimtë. Rusia po dështon. Mund të ketë disa suksese taktike gjatë javëve të fundit. Dhe ato mund të vazhdojnë për javët e ardhshme. Por Rusia po humbet strategjikisht”, tha ai.
Ai shtoi se Moska ishte detyruar të hiqte dorë nga objektivat e saj për të marrë nën kontroll shumicën e qyteteve të Ukrainës dhe tani ishte e përfshirë në një betejë taktike në të cilën luftimet janë të vështira.
“Makina ruse po shkatërron dhe po fiton disa – dy, tre, pesë – kilometra çdo ditë. Dhe kjo është e vështirë për Ukrainën, por kjo do të jetë një luftë e gjatë. Dhe ne po mbështesim Ukrainën, Ukraina ka tregoi se sa e guximshme është me të vërtetë. Dhe Rusia ka dobësi sepse po i mbarojnë njerëzit, po i mbarojnë raketat e teknologjisë së lartë”, tha Radakin. /abcnews.al