Kreu i Bujanovcit: Çdo zgjidhje për Preshevën do të shkaktonte tragjedi

schedule13:11 - 9 Gusht, 2018

schedule 13:11 - 9 Gusht, 2018

Sipas kryetarit të Bujanovcit Shaip Kamberi, çdo zgjidhje për Luginën e Preshevës do të shkaktonte tragjedi. Ai shton se Lugina e Preshevës nuk është vetëm Presheva, e aq më pak disa vendbanime kufitare në ish-Zonën Tokësore të Sigurisë, por përfshin tri komunat: Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin me 1 264 kilometra katrorë.

Ideja për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës ka ardhur pas një raporti të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, në të cilin propozohet shkëmbimi i Preshevës me katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Deklarata është bërë nga kryetari i Bujanovcit, Shaip Kamberi, në një intervistë për gazetën “Zëri” në Kosovë. Ai shtoi se raporti në fjalë është sponsorizuar nga vetë kreu i shtetit serb Vuçiç.

Kamberi, i cili ka qenë deputet në Parlamentin e Serbisë, ku ka pasur përplasje të ashpra në atë kohë me ish-kryeministrin Aleksandër Vuçiç, tashmë president i Serbisë, tha se Lugina e Preshevës nuk është vetëm Presheva e aq më pak disa vendbanime kufitare në ish-Zonën Tokësore të Sigurisë, por përfshin tri komunat: Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin me 1 264 kilometra katrorë.

I pari i Bujanocit këmbëngul se çdo zgjidhje e pjesshme për Luginën e Preshevës do të shkaktonte tragjedi humanitare. Gjatë intervistës për “Zërin” Kamberi tha se Lugina e Preshevës nuk kërkon zgjidhje, e cila cënon integritetin territorial të Kosovës e as që Kosova për hatër të Luginës të heqë dorë nga ndonjë prej kërkesave të saj ndaj Serbisë.

Sipas Kamberit, Serbia ka angazhuar edhe ekspertë të jashtëm për t’i bërë “llogaritë” e skenarëve të zgjidhjeve të mundshme të çështjes së Kosovës. /abcnews.al