“Krenare që jam shqiptare”, Dua Lipa uron 28 Nëntorin me flamurin kombëtar në duar

schedule11:55 - 28 Nëntor, 2020

schedule 11:55 - 28 Nëntor, 2020

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka uruar ditën e Flamurit dhe ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Mëngjesin e sotëm, ajo ka publikuar në Instagram një foto, të cilën e ka shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, ku shfaqet e mbuluar me flamurin kuq e zi.

Përmes këtij postimi, Dua shprehet krenare që është shqiptare.

“28 NËNTORI!!! DITA E FLAMURIT!!!  KRENARE QË JAM SHQIPTARE ! URIME DITA E PAVARËSISË!!”, ka shkruar këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Kujtojmë që së fundmi, Dua Lipa  ka marrë gjashtë nominime në çmimet Grammy 2021, tre nga të cilat për albumin “Future Nostalgia” si rekordi e vitit, albumi e vitit dhe albumi më i mirë vokal pop. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!