Kremtohet Dita e Verës/ Guni: Elbasani, kryeqendra e festës. Aktivitete të shumta, edhe turistë të huaj që festojnë

schedule11:41 - 14 Mars, 2025

schedule 11:41 - 14 Mars, 2025

Sot festohet Dita e Verës, një festë me origjinë të lashtë.

Elbasani ka meritën se ka mbajtur “gjallë” për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj. Edhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në gjithë Shqipërinë, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.

Nënkryebashkiaku Artur Guni  tha për ABC News se Elbasani është kryeqendra e festimeve. Guni deklaroi se bashkia ka organizuar aktivitete të shumta, teksa shtoi se ka edhe turistë të huaj që festojnë.

“Në fakt, të gjitha aktivitetet që zhvillohen, po bëhen për një javë. Nuk është më Dita e Verës, por ditët e verës. Janë karnavalet, panairi i zejeve, pjesa e improvizimit të pikturave, janë një sërë aktivitetesh. Është traditë, që elbasansit festojnë me familjen e tyre. Për sezonin turistik, është ende herët, por turistë ka pasur gjatë gjithë vitit dhe janë në rritje. Elbasani ka çfarë ofron, kulinarinë, historinë, kulturën, edhe për natyrën. Turistët janë shtuar për Ditën e Verës, por edhe gjatë gjithë vitit. Nëse do pyesësh sot për hotel, nuk besoj se do të gjesh vend. Edhe në restorante nuk gjen vend. Është vazhdimësia dhe tradita, por edhe përfitimi ekonomik. Çdo mbrëmje ka muzikë, kemi aktivitete edhe në teatrin “Skampa”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!