Kremlini: Ushtria gjermane po diskuton planet për të nisur sulme kundër Rusisë

schedule11:17 - 4 Mars, 2024

schedule 11:17 - 4 Mars, 2024

Kremlini tha se forcat e armatosura të Gjermanisë po diskutonin planet për të nisur sulme në territorin rus.

Mediat ruse publikuan të premten një regjistrim 38-minutësh të një bisede në të cilën oficerët gjermanë u dëgjuan duke diskutuar për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe një sulm të mundshëm nga Kievi në një urë në Krime, duke bërë që zyrtarët në Moskë të kërkojnë një shpjegim.

“Vetë regjistrimi thotë se brenda Bundesëehr-it, planet për të nisur sulme në territorin rus po diskutohen në mënyrë thelbësore dhe konkrete.

Kjo nuk kërkon ndonjë interpretim ligjor. Gjithçka këtu është më se e qartë”, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Këtu duhet të zbulojmë nëse Bundesëehr-i po e bën këtë me iniciativën e tij. Atëherë pyetja është: sa e kontrollueshme është Bundesëehr dhe sa e kontrollon Scholz situatën?

Apo është pjesë e politikës së qeverisë gjermane?” tha Peskov.

“Të dy skenarët janë shumë të keq. Të dy edhe një herë theksojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të vendeve të perëndimit kolektiv në konfliktin rreth Ukrainës.

Gjermania është ndër vendet e NATO-s që i kanë dërguar armë në Ukrainë, përfshirë tanke.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!