Kremlini: Sulmet ndaj Nord Stream janë një “akt terrorizmi”

schedule14:41 - 29 Shtator, 2022

schedule 14:41 - 29 Shtator, 2022

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një shtet i huaj ka të ngjarë të jetë përgjegjës për incidentin që rezultoi në rrjedhjet e tubacioneve të Nord Stream që lidh Rusinë me Europën, sipas The Guardian.

“Është shumë e vështirë të imagjinohet se një akt i tillë terrorist mund të ndodhë pa përfshirjen e një shteti. Kjo është një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme që kërkon hetim urgjent”, tha Peskov.

Ai tha se një hetim i tillë “kërkonte bashkëpunimin e disa vendeve”, por denoncoi një “mungesë akute të komunikimit dhe mosgatishmërinë e shumë vendeve për të kontaktuar” me Rusinë .

Ndërkohë, zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë Maria Zakharova bëri thirrje që hetimi ndërkombëtar për incidentin të jetë “objektiv”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!