Kremlini tha në një deklaratë ditën e stome se nuk ekzistonte asnjë kontradiktë midis përfshirjes së territoreve të Ukrainës në Federatën Ruse dhe tërheqjeve së trupave rusë, duke thënë se Moska do të vazhdojë me planet e saj për të aneksuar katër rajonet ukrainase, shkruan The Guardian.
“Rajonet e pushtuara do të jenë gjithmonë pjesë e Rusisë”, tha në një deklaratë për mediat zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Presidenti Vladimir Putin zyrtarizoi aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës – rreth 18% të territorit të Ukrainës këtë mëngjes, pavarësisht nga një sërë ndryshimesh të mëdha në fushëbetejë gjatë ditëve të fundit.
/abcnews.al