Ministria ruse e mbrojtjes ka konfirmuar se ka vazhduar sulmet ndaj objektivave civile duke përdorur armë me precizion të lartë, sipas skynews.
Sipas agjencive të lajmeve ruse, Moska synon të godasë infrastrukturën energjetike në të gjithë vendin. Ditën e sotme, Lviv dhe Zaporizhzhia janë zgjuar nga shpërthimet e shumta.
Si rezultat, rreth 30% e qytetit perëndimor tani është pa energji elektrike ndërsa në Zaporizhzhia është raportuar për një viktimë.
” Qëllimi i sulmeve është arritur. Të gjitha objektet e përcaktuara janë goditur”, thuhet në deklaratë.
/abcnews.al