Kremlini nuk përjashton marrjen e kontrollit të qyteteve të Ukrainës: BE dhe SHBA po na provokojnë

schedule14:57 - 14 Mars, 2022

schedule 14:57 - 14 Mars, 2022

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska kishte planifikuar të shmangte viktimat civile dhe të mos sulmonte qendrat kryesore të popullsisë, përfshirë Kievin, shkruan BBC

Peskov tha gjithashtu se lufta  do të shkaktojë një numër të madh viktimash midis civilëve” dhe shtoi: “Ministria e mbrojtjes, duke garantuar sigurinë maksimale të popullatës paqësore, nuk e përjashton mundësinë e vendosjes nën kontroll të plotë  të qëndrave më të mëdha të popullsisë me përjashtim të zonave që përdoren për evakuime humanitare”.

Ai gjithashtu tha se zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së “po e shtynin Rusinë drejt sulmit në qytetet kryesore në Ukrainë me synimin për të bërë Rusinë përgjegjëse për vdekjen e  civilëve”.

“Ne mendojmë se një qëndrim i tillë është provokues”, shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!