Rusia ka mohuar akuzat e SHBA-së se forcat e saj në Ukrainë shkelën ligjin ndërkombëtar për përdorimin e armëve kimike. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Moska mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj sipas traktatit të armëve kimike.
Shtetet e Bashkuara të mërkurën akuzuan Rusinë për shkelje të traktatit duke përdorur një lëndë asfiksuese kundër ushtarëve ukrainas.
“Si gjithmonë, njoftime të tilla janë krejtësisht të pabaza dhe nuk janë të mbështetura në fakte.
Rusia është dhe mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj sipas ligjit ndërkombëtar në këtë fushë,” tha Peskov.
/abcnews.al