Kremlini kundërshton akuzat e opozitës turke për ndërhyrje në zgjedhje

schedule21:47 - 13 Maj, 2023

schedule 21:47 - 13 Maj, 2023

Rusia kundërshton akuzat e opozitës turke për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Kështu u shpreh të shtunën për TASS, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai theksoi se Rusia do të respektojë çdo vendim të popullit turk.

“Në përgjithësi, ne jemi shumë të zhgënjyer nga ky pretendim i opozitës turke,” theksoi zyrtari i Kremlinit, duke komentuar deklaratën e Kilicdaroglu për ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale turke.

“Lideri i opozitës thoshte se ai kishte prova për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Turqisë. Ai ende nuk e ka paraqitur atë,” deklaroi Peskov.

“Ne kemi besim se ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë sepse në fakt nuk ekziston,” shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!