Një aleat kryesor i presidentit rus Vladimir Putin tha se forcat ruse të enjten do të marrin në kontroll bastionin e fundit kryesor të rezistencës, qytetin e rrethuar të Mariupolit, sipas skynews.
“Para drekës ose pas drekës, Azovstal do të jetë plotësisht nën kontrollin e forcave të Federatës Ruse”, tha Ramzan Kadyrov, kreu i republikës ruse të Çeçenisë, forcat e të cilit kanë luftuar në Ukrainë.
Azovstal është fabrika e çelikut ku të paktën 1000 civilë dhe trupat e fundit ukrainas janë strehuar, të rrethuar nga forcat e Vladimir Putin.
/abcnews.al