Kremlini: Dërgesat e armëve në Ukrainë rrezikojnë sigurinë europiane

schedule13:30 - 28 Prill, 2022

schedule 13:30 - 28 Prill, 2022

Kremlini ka paralajmëruar vendet perëndimore, duke thënë se dërgimi i armëve në Ukrainë rrezikon sigurinë europiane, sipas BBC.

Deklarata e Dmitry Peskov vjen pas fjalimit të Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, e cila u kërkoi aleatëve të Kievit të dyfishojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Aleatët perëndimorë kanë thënë se mbështetja e tyre nuk do të thotë një konfrontim ushtarak midis Moskës dhe NATO-s.

“Tendenca për të dërguar armë, përfshirë armë të rënda në Ukrainë, janë veprime që kërcënojnë sigurinë e kontinentit dhe provokojnë paqëndrueshmëri,” tha Peskov.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!