Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, së bashku me fëmijët e tyre kanë vendosur të shijojnë disa ditë në plazh, për të përballuar temperaturat e nxehta. Ndonëse nuk është shumë aktive në rrjete sociale, Ami ka ndarë disa foto në këto ditë të bukura që po kalon në bregdetin shqiptar.
Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram disa foto ku shfaqet krejtësisht natyrale pa asnjë pikë grimi në fytyrë, dhe ku duket më tërheqëse se kurrë. “Shqipëria e bukur”, shkruan Ami krahas foto që ka publikuar.
Një ditë më parë, gjithashtu Amarda publikoi një foto të djalit të saj, i cili shfaqet si gjithmonë shumë i qeshur. “Kapiteni i jetës sime”, ka shkruar Toska krah postimit ku duket Joeli me kapelen e kapitenit. Ami është nënë e dy fëmijëve, dhe vijon të mbetet një ndër femrat më të bukura të showbizzit shqiptar. /abcnews.al


