“Kreditë në euro, do rriten interesat”, eksperti: Edhe banka e Shqipërisë do rrisë normën e lekut

schedule15:36 - 5 Maj, 2023

schedule 15:36 - 5 Maj, 2023

Bizneset dhe qytetarët që kanë marrë një kredi në monedhën europiane duke filluar nga muaji i ardhshëm do të paguajnë më tepët për këstin e kredive. Kjo pasi Banka Europiane Qendrore rriti normën bazë të interesit duke e çuar në 3.75%. Sipas Mateo Spahos në Shqipëri rreth 30% e totalit të kredive janë në euro.

Të fituar nga kjo situatë do të jenë ata që kanë depozita në monedhën europiane.

“Në rastin tonë një pjesë është në lekë dhe një pjesë është në euro. Kjo tregon se do të ketë më pak kredi të marra në Euro dhe depozitimi do të jetë më i leverdisshëm me monedhën evropiane. Në fakt nuk është një lajm i mirë pasi nëse nga një anë duam zvogëlimin e inflacionin kjo do të sjellë uljen e punësimit dhe të ekonomisë”, është shprehur ai.

Rritja e normës bazë të interesit të euros pritet të ndikoj edhe në forcimin e euros ndaj lekut. Sipas Spahos ky vendim është një sinjal që edhe Banka e Shqipërisë do të rrisë normën bazë të interesit.

“Banka e Shqipërisë pritet që të rrisë normën bazë të interesit nëse kjo do të mbajë këtë diferencë dhe kurs këmbimi”, ka thënë ai.

Pas vendimit të Bankës Qendrore Europiane që prej datës 10 maj norma e interesit do të arrij në 3.75%, niveli më i lartë në 15 vitet e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!