Sektori bujqësor do të mbështet me kredi me interesa të ulëta për të nxitur zhvillimin e këtij sektori. Kryeministri Edi Rama tha se sfidë mbetet që eksporet e prodhimeve bujqësore të arrijnë në 1 mld dollarë deri në 2030.Kreu i qeverisë i bëri apel bankave që të tregohen më dorëlëshuar për kreditimin e këtij sektori.
“Kemi nisur një proces, sot e kurorëzojmë në mënyrën më inkurajuese dhe më optimiste me vendimin e Bankës së Shqipërisë, për të hapur një linjë të re inonavtive të re financimi prej 250 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus te bujqësia dhe marrëveshjen e nënshkruar mes Bankës së Shqipërisë dhe bankave për ta jetësuar këtë linjë financimi në funksion të projekteve të financimeve në sektorin e bujqësisë në radhë të parë. Ky është një hap i madh cilësor, shumë premtues për sektorin dhe vendin, duke pasur parasysh dy gjëra. Së pari, kemi vendosur objektiv ambicioz, që në Shqipërinë 2030, eksportet të arrijnë në 1 miliard euro. I kemi katërfishuar. Sot jemi mbi 500 milionë euro eksporte. Arritja e objektivit kërkon një fuqi të shtuar të sektorit, një fuqi të shtuar të fermerëve dhe kjo fuqi do vij137 përmes investimeve dhe rritjes së volumit të prodhimit. Aktualisht niveli 2.1 % e kredive për këtë sektor është me vërtetë shumë pak”.
Guvernatori Gent Sejko tha se Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion të bankave një fond prej 250 milion eurosh I cili do të siguroj kredi me norma interesi të ulta.
Ministrja e bujqësisë Anila Denaj tha se brenda këtij viti do të miratohet garanci sovrane e cila do të siguroj më shumë mbështetje për bujqësinë
Sektori bujqësor në vend rezulton se ka nivelin më të ulët të kreditimit ndërsa siguron rreth 40% të vendeve të punës. Me shtetin si garantues, fondet e miratuara do të mbështesin investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm dhe inovacion teknologjik./abcnews.al