Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Kravatat e personalizuara 3D, risia më e re në tregun shqiptar

schedule10:54 - 23 Shtator, 2020

schedule 10:54 - 23 Shtator, 2020

Përveç kravatave të zakonshme, në tregun shqiptar prej kohësh mund të gjenden dhe ato 3D, një kombinim i teknologjisë më të avancuar me mjeshtërinë dhe artin e punës së dorës. Sipërmarrësi Fjordi Pernaska ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për prodhimin e kravatave të tilla që iu japin mundësi çdokujt të shprehin vetveten.

Kravatat janë të personalizuara dhe unike nga një përdorues tek tjetri, të cilët mund të bëjnë zgjedhjen e tyre duke filluar nga materiali, ngjyra dhe dizajni. Por, përpos kësaj e rëndësishme është dhe fakti se janë të krijuara për me një teknologji që është “miqësore” me ambientin.

Printohet në 3D dhe qëndiset për të krijuar dizajnin final. Pjesa e mëndafshit janë për mbrojtjen e ambientit pasi përbëhet nga materiale organike dhe pjesa e printuar gjithashtu që qëndiset mbi mëndafsh është tërësisht e riciklueshme dhe buron nga lëndë që nuk e dëmtojnë ambientin.”, tha Pernaska.



Suksesi i VIP TIE ka tejkaluar kufijtë shqiptarë. Sipërmarrësi u shpreh se tashmë kanë arritur të depërtojnë dhe në tregun aziatik, një produkt që është vlerësuar shumë nëpër panairet ndërkombëtare.

Është një treg shumë i ndryshëm se sa ai europian, por standarti është më i lartë atje. Janë shumë të rpedispizuar të harxhojnë diçka ekstra për një produkt më të veçantë. Kemi pattur klientët e parë nga panairet ku kemi marrë pjesë dhe nëpërmjet faqes online kanë porositur dhe pas kontaktit të parë.”, tha ai.

Megjithatë, për këtë ai tregon se sfida më e madhe ka qenë adaptimi i stafit me teknologjinë inovatore, dhe se për të arritur një produkt final të kënaqshëm iu është dashur të kalojnë shumë “dështime”.

Çmimi i tyre varion nga 77 euro, por siç thotë ai “duke patur parasysh mjeshtërinë që shkon nga pas për të realizuar një kravatë të tillë, materialin dhe punën e gjatë pasi duhen të paktën 30 orë, mendojmë se është një çmim konkurrues dhe klienti merr më shumë se sa jep”. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!