Zjarri ne Kurorën e pishave në zonën e quajtur Krastë ne Kruje ndodhet prej katër ditësh nën pushtetin e flakëve të zjarrit.
Fillimisht vatra e zjarrit është shfaqur në ish repartin ushtarak në thellësi te kurorës se pishave të Krujës.
Më pas një tjetër vatër në zonën e fabrikës se çimentos në Fushe Kruje, duke u përhapur flakët ne sipërfaqe te konsiderueshme, në pjesën e Krastës dhe në malin e fshatit Borizane.
Merita Bakiu deputete e Krujës është shprehur se asnjë nga institucionet nuk po merret seriozisht me situatën që duket se ka dale jashtë kontrollit.
Flaket po avancojnë akoma dhe me shumë te favorizuara dhe nga erërat e forta.
Ajo apelon për ndërhyrje te menjëhershme në shuarjen e flakëve të zjarrit që kanë pushtuar pishat e Krujës prej katër ditëve.
Gjithashtu emergjencat bashkiake kanë kërkuar ndihmë nga Ministria e Mbrojtjes për ndërhyrje nga ajri, por 4 helikopterët ‘Coguar’ të ‘Mbrojtjes’ ishin në remont.
Ditën e djeshme Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi theksoi se për momentin, vatra më serioze është në Krujë, ku sipas tij kanë shkuar 60 forca nga Forcat e Armatosura./abcnews.al/