Krasniqi largohet, Egnatia zyrtarizon një mbrojtës nga Maqedonia e Veriut

schedule17:22 - 14 Qershor, 2022

schedule 17:22 - 14 Qershor, 2022

Lëvizje tek Egnatia. Rrogozhinasit kanë nënshkruar me mbrojtësin Nehar Sadiki, ndërkohë që largohet Gëzim Krasniqi. Për këtë të fundit pritet komunikata zyrtare.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të firmosi me qendërmbrojtësin Nehar Sadiki, cili vjen pas një aventure tek Borec Veles në Maqedoni.

Sadiki, pasi ka kryer vizitat mjekësore, ka firmosur kontratën në prani të presidentit Agim Demrozi”, shkruhet në njoftimin e Egnatias. / abcnews.al