Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend. Ata kanë theksuar rëndësinë e përmbylljes së procesit zgjedhor në përputhje me standardet demokratike.
Sipas Krasniqit, keto zgjedhje ishin me rendesi per pjekurinë politike të qytetarëve të vendit.
“Në PDK, ne respektojmë dhe njohim vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës. Urojmë që vendi të ketë sa më shpejt një qeveri të re funksionale, e cila do të adresojë sfidat dhe prioritetet shtetërore me përgjegjësi dhe dinjitet. Ne jemi të bindur se vetëm përmes bashkëpunimit dhe një qasjeje konstruktive, vendi ynë do të vijojë rrugën e konsolidimit demokratik dhe integrimit euro-atlantik”.
Edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me të ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, me të cilën kanë diskutuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 9 shkurtit.
Gjate takimit me Prattipatin, Haradinaj ka theksuar qendrimin e palekundur për orientimin euro-atlantik të Kosovës.
“Veçanërisht, rëndësinë e anëtarësimit direkt në NATO përmes Planit Aksional, si rruga më e sigurt për arritjen e objektivave tona strategjike për sigurinë dhe prosperitetin e vendit. Shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Kosovës ndër vite. Ky partneritet i fuqishëm përbën garancinë më të mirë për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit”.
Me ambasadorin e BE-së, Orav eshte takuar edhe Ramush Haradinaj. Ky I fundit ka thene se Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në rrugëtimin e përbashkët./abcnews.al