Kroacia ka triumfuar me përmbysje 4-1 ndaj Kanadasë.
Ende pa filluar mirë sfida, Davies realizoi në minutën e 2′, por krotat përmbysën rezultatin brenda 8 minutave me Livaja dhe Kramaric duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-1.
Në të dytën ishte sërish Kramaric i cili realizoi golin e 3 dhe të qetësisë, ndërsa Majer realizoi golin e fundit.
Me këtë sukses, ekipi i drejtuar nga Dalic ngjitet në vendin e parë me 4 pikë, po aq sa ka dhe Maroku. Ndërsa mbyllin Grupin F Belgjika me 3 pikë, dhe Kanadaja pa pikë.
Në ndeshjen e radhës, Kroacia luan ndaj Belgjikës, ndërsa Kanadaja luan ndaj Marokut.
SHIKO GOLAT /G.D abcnews.al/