Kraja raporton te “Ligjet”: Kemi rritje të personave nën hetim dhe të dënuarve

schedule10:36 - 20 Maj, 2022

schedule 10:36 - 20 Maj, 2022

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka paraqitur raportin vjetor për vitin 2021 të institucionit që ai drejton në Komisionin e Ligjeve.

Ndër të tjera, Kraja theksoi se janë marrë masa për pavarësinë e prokurorëve. Ai beri të ditur gjithashtu se gjatë vitit 2021 ka një rritje të personave nën hetim dhe atyre të dënuar.

“Kemi pasur një rritje të kërkesave për ndihmë juridike nga autoritet e huaja. Janë hetuar në 10 skuadra të përbashkëta hetimore. Një nga skuadrat me ato të Barit është cilësuar nga Eurojust si më e suksesshme.

Kemi bërë edhe hetime paralele. Nga kontaktet që kemi me autoritete e huaja. Ka rritje sasiore dhe cilësore të ndjeshme të kësaj veprimtarie.

Kemi qenë të përfshirë edhe në aktivitete të tjera për efekt raportimi. Janë 11 të pandehur për pastrim parash në vitin 2021. Kemi rritje të dukshëm të personave në hetim dhe të atyre të dënuar. Kemi tetë persona në regjim të posaçëm”, deklaroi Kraja.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, Kraja tha se me paratë e koksifikuar nga aktivitetet kriminale janë ngritur laboratorë eksperimentalë.

“Ne kemi ngritur një laborator të ekspertimeve digjitale me fondet e konfiskuara nga aktiviteti kriminal. Kemi aplikuar, kemi marrë fondin, janë blerë pajisjet. Kemi marrë tre nga ekspertët më të mirë që janë në vend e është bërë efecient në fund të vitit 2021. Janë trajnuar prokurorët e hetuesit e BKH. Për periudhën e fundit kanë kryer 118 akte ekspertimi”, tha Kraja. g.v/abcnews.al