Krahasimi i shifrave, rritja drastike e të punësuarve në administratë në prag të zgjedhjeve

schedule17:22 - 19 Mars, 2021

schedule 17:22 - 19 Mars, 2021

Nga Erblina Mile

4 muaj para zgjedhjeve parlamentare qeveria ka shtuar numrin e të punësuarve në administratën shtetërore. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në periudhën tetor-nëntor-dhjetor të 2020-ës figurojnë të punësuar në total 182 mijë e 547 punonjës. Rezulton se kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë nëse e krahasojmë me 5 vitet e fundit.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë futur në punë 8 mijë e 159 persona më shumë. Trendi është rritës dhe nëse e krahasojmë me tre mujorin paraardhës të 2020.-ës. Rezulton se janë punësuar në këtë periudhë 10 mijë e 572 persona më shumë. Administrata shtetërore është i vetmi sektor që ka njohur shtimin e punonjësve në këtë periudhe pandemie.

Punësimi në privat në të kundërt ka pësuar një ulje gjatë 3 muajve të fundit të 2020. Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se janë 4633 punonjës më pak vetëm në harkun e tre muajve.

Edhe sektori bujqësor duket se është goditur nga pandemia duke pësuar një ulje nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT rezulton se në tre muajt e fundit sektori bujqësor ka pasur një ulje të numrit të punësuarve me mbi 13 mijë persona.

TË PUNËSUAR NË SEKTORIN SHTETËROR
TETOR-NËNTOR-DHJETOR   2019                174,388 persona
TETOR-NËNTOR-DHJETOR    2020             182,547 persona
8 MIJË E 159 PERSONA MË SHUMË

TË PUNËSUARIT NË SEKTORIN PRIVAT
TETOR-NËNTOR-DHJETOR   2019                515,969 persona
TETOR-NËNTOR-DHJETOR    2020             511,336 persona
4 MIJË E 633 MË PAK

TË PUNËSUARIT NË BUJQËSI
TETOR-NËNTOR-DHJETOR   2019         463,660 persona
TETOR-NËNTOR-DHJETOR   2020         450,626 persona
13 MIJE E 34 PERSONA MË PAK