Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Dua Lipën. Pas suksesit të albumit “Future Nostalgia”, Lipa solli pak muaj më parë dhe version remix të tij, pjesë e të cilit janë dhe emra të njohur të industrisë muzikore ndërkombëtare. Pak ditë më parë, ylli i hitit “Levitating” mbajti një koncert virtual që theu rekord shikueshmërie.
Koncerti që u mbajt online ka grumbulluar deri më tani 5 milionë shikime, mes të cilëve mbi 1.9 milion nga Kina, 95.000 nga India dhe 263.264 bileta të shitura nëpër platformat e rregullta të biletave. Ndërsa do të jetë i disponueshëm deri me datë 6 Dhjetor për shkak të kërkesës së lartë.
Ndërkohë, artistja shqiptare ka shënuar një tjetër sukses. Dua ka arritur të renditet në vendin e katërt si artistja më e dëgjuar në Spotify për këtë vit. Lipa ka patur 59.027.368 dëgjues mujor në Spotify, me tre nga pesë këngët e saj që janë pjesë e albumit Future Nostalgia të publikuar në Mars. /abcnews.al