Krah Beyonce dhe Taylor Swift, Dua Lipa dominon nominimet në “Grammy”

schedule07:19 - 25 Nëntor, 2020

schedule 07:19 - 25 Nëntor, 2020

Beyoncé, Taylor Swift dhe Dua Lipa kryesojnë nominimet për Çmimet Grammy 2021. Beyoncé kryeson me nëntë nominime në përgjithësi, përfshirë katër për “Black Parade”, një këngë e publikuar gjatë kulmit të protestave të “Black Lives Matter” këtë verë.

Swift mori gjashtë nominime, përfshirë pesë për “Folklore”, albumi që regjistroi gjatë pandemisë së koronavirusit. “Folklore” është nominuar për albumin e vitit dhe albumin më të mirë vokal të popit, ndërsa kënga e saj “Cardigan” mori dy nominime, përfshirë nominimin si kënga e vitit.

Lipa, ylli shqiptar i muzikës pop, gjithashtu mori gjashtë nominime, tre nga të cilat për albumin “Future Nostalgia” si rekordi e vitit, albumi e vitit dhe albumi më i mirë vokal pop. Dy nominime mori për këngën “Don’t Start Now” si kënga e vitit dhe performanca më e mirë solo pop.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Një tjetër nominim shkoi për duetin me J Balvin “Un Dia” si “Bashkëpunimi më i mirë pop”. Dua ka reaguar e entuziazmuar në Instagram për këtë sukses. “Nuk më duket e vërtetë!!!!! 6 nominime GRAMY !!! Çfarë jete !!!! NUK MUND TA BESOJ !!! 6 !!!!! Zemra ime po rreh fortë dhe jam në shok total! Kam ngrirë !!!!!! Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen!”, shkruan ndër të tjera Dua. /abcnews.al