Krah Berishës për PD-në, Vasili: LSI “zbërtheu” Kokën, por pati dekonspirim, Basha na pengoi

schedule19:56 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 19:56 - 16 Dhjetor, 2021

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili deklaroi sonte në një intervistë në Radarin Informativ në “ABC” se operacioni për inceneratorët u dekonspirua duke lejuar që të arratisen dy biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

“Drejtësia funksionon mbi urdhrin politik. Provat dhe denoncimet e pafundme ja kanë bërë thuajse të gatshme punën SPAK-ut, dosja ka ndenjur 10 muaj në zyrat e SPAK-ut. Në gjithë këtë tollovi në fund shikoni si degradon në personazhet kyç të dy pronarëve që kanë ikur nga Shqipëria. Operacioni është dekonspiruar. Stela Gugallja ka ardhur dhe ikur nga Shqipëria para pak ditësh” tha ai.

Kritikat për SPAK-un, LSI i ka të mëdha duke mos u mjaftuar vetëm me arrestimin e ish-ministrit të saj. “Veprimet e SPAK-ut lënë për të dëshiruar. Eficenca e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ishin më efikase sesa SPAK që pret 10 muaj për një dosje që flet vetë”.

Vasili i kujtoi SPAK-ut edhe një tjetër emër që sot është deputet në parlament dhe që sipas tij është i lidhur me dosjen e inceneratorëve. “Alqi Bllako i jep 10 mln lekë në muaj babait të tij nga projekti i plehrave. Ka nevojë për ndonjë hetim kjo?”.

Edi Rama foli për përgjegjësi personale për arrestimin e ish-ministrit Koka dhe jo të PS-së. “Unë nuk po flas për përgjegjësitë politike, ato i thotë Rama, këtu po flasim për përgjegjësi shtetërore, pasi koncesioni është firmosur nga Edi Rama dhe ministrat e tjerë” ishte përgjigja e Vasilit.

Pak ditë më parë Petrit Vasili deklaroi se banda e inceneratorëve e detyroi Lulzim Bashën që të mos pranonte asnjë deputet nga LSI në këtë komision hetimor. I pyetur sonte nëse mendon se Lulzim Basha është i përfshirë në këtë aferë, ai tha se lideri i PD-së u bë pengesë në funksion të interesave të pista të inceneratorëve që LSI të mos ishte pjesë e komisionit.

Kjo është një pyetje e juaja që e ka përgjigjen brenda, gjithë opinioni po flet edhe me një kallëzim të bërë nga LSI, që e ezaurojnë këtë aferë. Roli i LSI-së në zbardhjen e kësaj afere ishte shumë i madh.

Kallëzimet e LSI-së zbërthyen skemën kriminale. Të refuzosh një përfaqësues të lSI- të marrë pjesë në komision, është një vendim i mirëmenduar në funksion të interesave të atyre që nuk duan që kjo cështje zbardhet. Ia kam kërkuar me shkrim Lulzim Bashës dhe përgjigja është shumë e qartë; interesa të kësaj bande është ta pengojnë, pasi transparenca e kërkon që ata që bëjnë denoncimin të jenë aty.

Basha ka dhënë provën që pengesa që i bëri LSI-së në këtë hetim është një pengesë që është bërë në funksion të interesave të pista të inceneratorëve” tha ai.

Një koment në fund, Vasili e kishte edhe për zhvillimet brenda PD-së duke u pozicionuar në krah të Sali Berishës. “Nuk jam unë personi i duhur dhe nuk kam të drejtë të shprehem për krah politike, por për parime politike. Jam i palëkundur, gjithmonë parimi i vetëm që udhëheq një parti të shëndetshme dhe të pa kapur kur ajo ecën me vullnetin masive të anëtarësisë së saj.

Cdo parti që i kundërvihet ka vetëm një qëllim të errët. Ti bindesh anëtarësisë dhe forumit më të lartë, kongresit është minimumi demokratik, e kundërta është një fëlliqësirë anti-demokratike” tha ai.  / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!