Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve votoi me unanimitet kalimin e mandatit të deputetit për qarkun Berat për kandidatin demokrat Astrit Veliaj. Pas dorëheqjes së papritur të deputetit demokrat Eduard Halimi, të njoftuar përmes një statusi në rrjetin social facebook ku lajmëronte përfshirjen e tij në një project të së drejtës ndërkombëtare, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u mblodh për zëvendësimin e tij me të dytin e listës shumëemërore, biznesmenin Astrit Veliaj. Formulari i vetdeklarimit të zotit Veliaj, i cili do duhet të betohet përpara se të marrë postin e deputetit, është i pastër dhe nuk pasqyron asnjë vendim, apo hetim të nisur ndaj tij./abcnews.al
KQZ voton në unanimitet për Astrit Veliajn
schedule11:08 - 19 Shkurt, 2018
schedule 11:08 - 19 Shkurt, 2018