KQZ vendos të enjten për mandatin e Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës është dënuar me dy vite burg

schedule12:19 - 2 Korrik, 2024

schedule 12:19 - 2 Korrik, 2024

Pasi u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Posaçme, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të vendosë të enjten nëse mandati i Fredi Belerit si kryetar bashkie është i vlefshëm apo jo.

Beleri u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhjet lokale. Emri i tij  u propozua nga listat e “Koalicioni Bashkë Fitojmë”: nga të cilat u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Por, gjatë 13 muajve në paraburgim Beleri nuk e ushtroi detyrën e tij edhe as u betua.

Sipas ligjit për dekriminalizimin përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënua me burgim, me vendim të formës së prerë apo për një krim.

Kjo çështje do të merret në shqyrtim nga anëtarët e Komisionit Qëndror të zgjedhjeve të enjten e 4 korrikut. Nëse mandati i Belerit quhet i pavlefshëm, Presidentit i lind e drejta Kushtetuese të shpallë zgjedhje të pjesshme vendore brenda 45 vitëve për një kryetar të ri për drejtimin e Bashkisë së Himarës. Pas caktimit të datës, qytetarët pritet t’u drejtohen kutive të votimit.

Akualisht kjo bashki drejtohet nga Arqile Bollano, pas dorëheqjes së Blerina Balës në 5 qershor për arsye personale dhe largimit të Jorgo Goros, I cili ndodhet në qeli.

Nga dënimi i formës së prerë të Belerit, llogaritet që së bashku me kohën e paraburgimit ai të lërë qelinë në muajin tetor të këtij viti./abcnews.al