KQZ shqyrton peticionet e serbëve, Berisha: Albin Kurti të mos frikësohet, i ka bërë këto zotime në Bruksel

schedule16:42 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 16:42 - 14 Dhjetor, 2023

Analisti Ridvan Berisha është pyetur në emisionin “Ballkan Update” nga gazetarja Linda Karadaku nëse po shkohet drejt stabilizimit në Veri të Kosovës.

“Çështja është kjo, zoti Kurti është zotuar në Bruksel se do të bëjë deskalim të plotë të situatës, midis të tjerave është dhe procesi i mbajtjes së zgjedhjeve të parakoshme në veri. Vetë qeveria Kurti është deklaruar se fillimisht duhet të respektohet procedura se si janë zgjedhur kryetarët. Fillimisht, ka qene po kjo qeveria se ka thënë se duhet një peticion qytetarësh për të nisur procedurën e shkarkimit të tyre. Gjë qe është po ashtu një gabim politik, një lojë e humbur. Thjesht, është një zotim që ka bërë qeveria Kurti për ta bërë procesin e deskalimit dhe që ta heq Kosovën nga masat e sanksioneve apo shtrëngimeve të BE”.

Më tej, ai ka deklaruar se e rëndësishme është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Veri të Kosovës. Berisha ka theksuar se kryeministri Albin Kurti nuk ka pse të frikësohet, pasi këto zotime i ka bërë në Bruksel dhe nëse Serbia nuk i përmbush zotimet e saj me atë do të merret ndërmjetësuesi.

“KQZ i nënshtrohet po atij vullneti që ka bërë qeveria e Kosovës, duke bërë zotimin për të shpallur zgjedhjet e parakoshme në Veri, me që 4 kryetarët e komunave atje fare nuk e kanë ligjitimitetin. Këtë duhet të pranojmë, pasi e ka pranuar vetë Kurti. Pasi të shpallen zgjedhjet, të zgjidhen kryetarët e rinj dhe të vijojë procesi i konsolidimit të asocacionit të komunave me shumicë serbe.

Një kompromis është bërë. Asociacioni ka filluar të zbatohen në terren. Marrëveshja e Brukselit ka filluar të zbatohet në terren në Bruksel.  

Kosova është duke zbatuar dhe zoti Kurti nuk ka pse të frikësohet sepse janë zotime që i ka pranuar në Bruksel. Nuk ka absolutisht pse të frikësohet. Nëse Serbia nuk i përmbush zotimet e saj me atë do të merret ndërmjetësuesi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!