Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuar përmes një deklarate për media se Kuvendi i Shqipërisë ka referuar pranë këtij komisioni vakancat per 57 deputetet e dorëhequr të opozitës.
“Në KQZ ka mbërritur kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë për plotësimin e vakancave për 57 deputetë të dorëhequr. Ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës, dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, pa të cilin nuk mund të marrin vërtetimin e zgjedhjes. Kandidatët e listave shumemërore kanë 10 ditë kohë afat për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Zëvendësimet e vakancave të krijuara do të kalojnë më pas në mbledhjet publike të KQZ-së”, tha Drilona Hoxhaj, zëdhënëse e KQZ-së./abcnews.al