Pas një diskutimi mbi dy orë, 7 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votuan 4 me 3 rrëzimin e kërkesës për heqje të mandatiti të kryetarit të bashkisë Mallakastër. Kërkesa bazohej në një dënim të formës së prerë e vitit 2004 për Argon Kapllanajn.
Pas dy orësh diskutime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi katër me tre kërkesën për heqjen e mandatit të kreut të bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj.
Vendimi erdhi pas një diskutimi të gjatë e të nxitur procedurialisht. Në mbrojtje të akuzës Eridian Salianji përdori argumentin e fuqisë prapavepruese si kartën xhol në këtë përballje ligjore.
Në mbrojtje të kreut të bashkisë Mallakastër, Ivi Kaso theksoi një tjetër pikë të rregullores.
Burime i thanë ABC News se në matërialin e shpërndarë për palët në mbledhje, mungonte informacioni për pezullimin e vendimit të dënimit nga Gjykata, po në vitin 2004.
Gjatë diskutimeve kryetari Klemend Zguri akuzoi forcat politike se kanë ushtruar presion politik ndaj këtij komisioni të pavarur./abcnews.al
https://www.youtube.com/watch?v=EG6xqXGlS38