KQZ: Presidentja Osmani ka kërkuar emrat që do t’i zëvendësojnë deputetë e listës Srpska

schedule16:31 - 8 Nëntor, 2022

schedule 16:31 - 8 Nëntor, 2022

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga presidentja Vjosa Osmani për rekomandim të personave të radhës për të zëvendësuar deputetët nga radhët e Listës Srpska.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga Presidentja e Republikës së Kosovës për të rekomanduar emrat e personave të ligjshëm të radhës për të plotësuar vendet e lira në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Duke u mbështetur në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej 5 ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës.”/express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!