KQZ po pasqyron të dhënat e fundit: Sa vota ka marrë secila parti në Kosovë

schedule09:34 - 7 Tetor, 2019

schedule 09:34 - 7 Tetor, 2019

Numërimi i votave është në fund të tij në Kosovë, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i pasqyron rezultatet paraprake në faqen e saj.

Referuar këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 198 215 vota ose 25.77 për qind,  kurse e dyta renditet LDK-ja me 192 900 vota ose 25.08 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162 858 apo 21. 17 për qind të votave.

Kurse, koalicioni AAK-PSD ka marrë 89.474 vota ose 11.63 për qind.

Koalicioni Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re ka marrë 37 816 vota ose 4.92 për qind.

Ndërsa, Lista Serbe ka marrë 47.633 vota ose 6,21 për qind.

Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për më pak se 4 të vendvotimeve.

Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se këto janë rezultate paraprake, por do të bëjnë përpjekje që sa më shpejt t’i shfaqin të dhënat nga të gjitha vendvotimet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!