Rekomandimi i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike për t’i regjistruar në grup listat e subjeketeve politike në Kosovë nuk ka kaluar në KQZ. Mediat në Kosovë raportojnë se vetëm 5 anëtarë e kanë votuar këtë propozim. Kurse, kundër kanë votuar 6 anëtarë të KQZ-së.
Ndërkohë, Vigan Qorrolli, profesor në Fakultetin Juridik në Kosovë është shprehur për ABC se nëse ndodh kalimi veç e veç, synimi kryesor është që të dëmtohet Lëvizja Vetëvendosje.
Në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC, Qorrollit u shpreh se në KQZ sonte po diskutohet më shumë në prizmin politik sesa në atë juridik. Me kalimin e votave veç e veç, sipas profesorit, favorizohet një parti dhe diskriminohet një parti tjetër.
Qorrolli u shpreh se Albin Kurtin dhe partinë e tij po mundohen që ta dëmtojnë partitë rivale, ndërsa shtoi se PDK, AAK dhe vetë LDK janë të gjitha kundër Vetëvendosjes.
Por çfarë mendon Qorrolli se do të ndodhë me fatin e Kurtit?
“Këtu do të ketë një rreshtim politik. Nëse ka një koketim të AAK, në një koalicion potencial për t’u bërë president pas zgjedhjeve, atëherë pres që Aleanca ta mbështesë Vetëvendosjen. Ndërsa LDK, PDK dhe partitë e tjera të dalin kundër. Dhe kryesuesja, vota e saj është e paqartë sepse do ndihej e kërcënuar nga përfaqësuesit e LVV.” s.b/abcnews.al/