KQZ ngre grupin e punës për mundësinë e votimit të emigrantëve më 25 prill

schedule12:41 - 2 Nëntor, 2020

schedule 12:41 - 2 Nëntor, 2020

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votimit nga jashtë, për zgjedhjet e 25 prillit.

Ky grup përbëhet nga 6 anëtarë që do të përgatisin një material për mundësinë e votimit në emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Grupi i punës ka këto detyra

1.Të vlerësojë mundësinë e votimit nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021 të shtetasve shqiptar me të drejtë vote, të cilët e kanë rezidencën jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
2.Të përgatisë një vlerësim mbi llojin, procedurën e votimit, manuale ose elektronike duke marrë në konsideratë kushtet e vendit tonë.
3.Të përgatisë një vlerësim mbi procesin e votimit dhe administrimin e votave dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve.
4.Të bëjë një vlerësim t përgjithshëm mbi kostot financiare
5.Të përgatisë një listë me akte juridike dhe protokolle teknike që do të bëjnë të mundur votim nga jashtë vendit
6.Të prezantojë modele të këtij lloji votimi në vendet e ndryshme.

Afati i dorëzimit të këtij raporti është data 15 nëntor 2020.  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!