KQZ miraton fletën e votimit për 30 Qershorin

schedule09:00 - 28 Maj, 2019

schedule 09:00 - 28 Maj, 2019

Opozita thotë se nuk do të zhvillohen zgjedhje në 30 Qershor, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke zbatuar Kodin zgjedhor, në mbledhjen e djeshme miratoi fletën e votimit, që do të përdoret në këto zgjedhje. Në  pjesën më të madhe të bashkive garojnë vetëm kandidatë të Aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe në një pjesë të vogël të tyre kandidatë nga Bindja Demokratike.

Në fletën e votimit për bashkinë e Tiranës i pari do të renditet Arben Skënderi i Bindjes Demokratike, ndërsa numrin 2 do ta mbajë kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj.

Në Bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari e BD do të jetë e para dhe Valbona Sako e Aleancës për Shqipërinë Evropiane do të jetë nr. 2.

Kurse në bashkinë e Vlorës, kreu aktual i bashkisë që kërkon një mandat të dytë Dritan Leli do të ketë numrin 1, ndërsa Valbona Mezini e Bindjes do të ketë numrin 2.

Një tjetër Bashki me dy kandidatë ne gare është ajo e Korçës, ku i pari në fletën e votimit është kandidati i Bindjes Demokratike, Leonard Olli, kurse Sotiraq Filo i koalicionit të majtë renditet i dyti.

Ndërkaq, në Bashkitë Fier, Lushnje, Shkodër, Elbasan, kandidatët e PS do të jenë kandidatë të vetëm, pa pasur kundërshtarë përballë në zgjedhjet e 30 Qershorit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!