KQZ: Të hiqen posterat e Këlliçit/ Celibashi: Të hiqen posterat që nuk respektojnë Kodin Zgjedhor

schedule13:24 - 3 Maj, 2023

schedule 13:24 - 3 Maj, 2023

TIRANË- Këta postera të Belind Këllicit duhet të hiqen nga policia. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i vlerëson si të prodhuara në kundërshtim me ligjin, dhe urdhëroi policinë që t’i heqë të gjitha në mbarë vendin, nëse nuk kanë shënimin “prodhuar në përgjegjësinë ligjore të kësaj partie”.

Administrata e KQZ: Asnjë prej posterave nuk ka plotësuar kërkesat e Kodit Zgjedhore. Nuk përmbajnë shënimin “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të…”. Ju dhamë kohë ta vendosnin këtë shënim. Nga verifikimi ynë rezulton se jo të gjitha materialet e përmbajnë këtë shënim.

Celibashi: Urdhërojmë heqjen e të gjithave. Policia të raportojë deri të premten në orën 24:00 mbi zbatimin e këtij urdhëri.

Nga një vëzhgim i bërë këtë të mërkurë nga ABC, disa postera elektoralë të Partisë Socialiste ishin ndryshuar dhe ishin përshtatur sipas kërkesës së KQZ-së. Këto postera nuk do të hiqen nga policia.

Por pavarësisht se KQZ ju pati dhënë të gjitha partive 3 ditë kohë të vetkorrigjohen, posterët e Këllicit vijojnë të jenë të njëjtët në rrugët e Tiranës, dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
Policia me gjasë do t’i heqë ato, si dhe cdo poster të Ramës apo partive të tjera që nuk e kanë shënimin e kërkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!