KQZ e re, Murrizi: Mes kandidatëve ka sigurimsa! Gjiknuri: Do zgjedhim më të mirët! PD: Jo militantë

schedule18:34 - 30 Shtator, 2020

schedule 18:34 - 30 Shtator, 2020

Komisioni i Posaçëm parlamentar përfundoi pasditen e sotme seancat dëgjimore me 53 kandidatët për trupën e re të KQZ-së. Kryetari i komisionit, Damian Gjiknuri u shpreh se tashmë do të shqyrtohen dhe zgjidhen më të mirët, ndërsa Oerd Bylykbashi nga opozita kërkoi që të shmangen militantët. Por Myslym Murrizi u shpreh se mes emrave të kandidatëve ka nga ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurtit të shtetit, prandaj kërkoi që të sjellin dokumentin e pastërtisë së figurës nga Autoriteti i Dosjeve. Damian Gjiknuri reagoi duke theksuar se emrat që do të përzgjidhen do të verifikohen të gjithë.

Diskutimet në komision

Damian Gjiknuri: Ne do të bëjmë një mbledhje tjetër këto ditë që të vijojmë me vlerësimin e cdo kandidati për të vijuar ashtu sikur e ka parashikuar ligji. 

Myslym Murrizi: Do të ishte në nderin e komisionit dhe Kuvendit që të përkrahte individë që nuk kanë në kriteret eksplicite, njerëz që nuk kanë mëkate në vitet që kanë kaluar në zgjedhje dhe ndaj publikut. E habitshme, por kanë konkurruar për të numrat votat, 7 individë që kanë ndarë pronat e shqiptarëve, 5 ish-drejtorë të përgjithshëm të pronave. Shqiptarët e dinë si janë sorollatur në duart e këtyre individëve. Do të ishte në dinjitetin edhe të komisionit tonë, që pavarësisht njohjeve, të mos kishte individë, që shqiptarët i shikojnë si “mish dhie”, atij se nuk i kanë besuar pronën, jo më votën për pushtetin në një sistem demokratik. 6 vijnë nga KQZ-ja, OSBE-ja nxin si janë zhvilluar zgjedhjet dhe numrat votat në Shqipëri. 

Kur shoh që marrin kurajën dhe vijnë për të kandiduar për të numëruar votat, që janë etiketuar si tjetërsim i vullnetit të shqiptarëve. 5 vijnë nga një fshat, 3 janë kushërinj të parë. Do të doja që të gjithë ata që do të merrnin besimin e komisionit, ti drejtohen autoritetit, pasi bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit nuk do të jetë e moralshme që të votohen për të drejtuar zgjedhjet. Do ta doja për të gjitha ata të ditëlindjes 74, pra kush është 46 vjeç dhe lart të na sjellë dokumentin që nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, në dijeninë time ka.  Të heqim dorë nga dreqërit.

Damian Gjiknuri: Nuk e di nëse ka ndonjë mundësi verifikimi, a mund të kryhet ndonjë verifikim i shpejt? Po dakord. Atëherë, ose ata që do të përzgjidhen do ta kenë të detyrueshme. Fakti që aplikuan kaq shumë njerëz, ka një numër të madh. Kjo është një gjë e mirë, risi që tregon se ndryshimet e Kodit, ka tërhequr interesin e shumë aplikantëve. 

Jam dakord, që njerëz që janë shumë të asocuar politikisht apo krijojnë konflikt interesi të pastër, ne mos ti përzgjidhnim. Ne do të përzgjedhim kandidatët më të mirë të mundshëm, brenda mekanizmave që kënaqin balancat politike. Nuk kemi nevojë të bëjmë deklarime këtu se kush është më partizan për zgjedhjen e njerëzve me profesionalë. Në ditët në vijim do të mblidhemi për dokumentacionin dhe për të zgjedhur kandidatin më të përshtatshëm, në konsultim me përfaqësuesin e PD-së.

Oerd Bylykbashi: Do të shprehja shqetësimin për përfundimin sa më shpejt të këtij procesi. KQZ ka detyra specifike dhe sa më shumë vonojnë cënojnë atë që është arritur, si identifikimin biometrik. Kërkoj që të mos humbasim kohë, të ecim shpejt, që edhe këto komponentë organizativë për zgjedhjet e ardhshme, që kërkojnë kohë, që identifikimi biometrik të bëhet sa më parë. Uroj që shumica të mos udhëhiqet nga militanca dhe interesi politik. 2021 të jetë fillimi i një procesi që i kthen shqiptarët në normalitet.

Damian Gjiknuri: Myslym do të verifikohen vetëm emrat që do të përzgjedhim ne.

KQZ-ja e re do të ketë 3 nivele dhe 12 anëtarë. Damian Gjiknuri, Adnor Shameti dhe Alket Hyseni nga socialistët, opozita parlamentare me Myslym Murrizin dhe Edmond Stojkun dhe i mandatuari i opozitës jashtëparlamentare pranë Komisionit, Oerd Bylykbashi do të zgjedhin anëtarët e KQZ-së së re.

53 kandidatët në garë
1. Admir Drago KOMISIONER + rregullator + KAS
2. Agim Paskali rregullator + KAS
3. Agron Haxhimihali KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator
4. Agron Sulshabanaj KAS
5. Arben Xhiku KOMISIONER + rregullator
6. Arben Isaraj KAS
7. Ardjan Myslimaj KOMISIONER + rregullator
8. Arens Çela rregullator + KAS
9. Behar Zeneli rregullator
10. Besnik Maho KAS
11. Bledar Skënderi KOMISIONER
12. Drita Avdyli KOMISIONER + rregullator
13. Dritan Çaka KOMISIONER + rregullator + KAS
14. Elona Bano rregullator
15. Elvin Lako KOMISIONER + rregullator + KAS
16. Elvis Çefa nënkomisioner + rregullator + KAS
17. Emiliano Braho rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator)
18. Esmir Rringaj KAS
19. Fatmir Tafaj KAS
20. Farie Osmani KAS
21. Florian Beqiraj rregullator + KAS
22. Gentian Rumano KAS
23. Haki Mustafa KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator
24. Halil Hyseni KOMISIONER
25. Helga Vukaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS
26. Hysen Osmanaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS
27. Ilirjan Rusmaili KOMISIONER + KAS
28. Ilirjan Celibashi KOMISIONER
29. Ilirjana Nano rregullator
30. Irena Nino KAS
31. Irsa Ruçi KOMISIONER + rregullator
32. Ismail Tafani KOMISIONER + nënkomisioner
33. Iva Nathanaili rregullator+ KAS
34. Kamerion Salillari rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator)
35. Klement Zguri rregullator
36. Koli Bele KOMISIONER + KAS
37. Kristaq Kume rregullator
38. Laureta Bregasi rregullator + KAS
39. Lealba Pelinku KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS
40. Ledio Braho KAS
41. Lefterie Luzi Lleshi KOMISIONER + rregullator + KAS
42. Leonard Gremshi rregullator + KAS
43. Lindita Tako rregullator + KAS
44. Mimoza Canaj KAS
45. Muharrem Çakaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS
46. Odeta Berberi rregullator
47. Odeta Seferaj KAS
48. Petrit Çano KAS
49. Redinela Beqiraj KAS
50. Sali Shehu KOMISIONER
51. Sokol Bana KOMISIONER + KAS
52. Spiro Maliqi rregullator + KAS
53. Theodhor Sollaku rregullator + KAS

db/Abcnews.al