25 prilli do të ketë në bërthamën e saj një proces zgjedhor që do të administrohet nga “qeveria” e re e zgjedhjeve e cila pritet të marrë formë brenda datës 19 Tetor. Në studion e ABC News, eksperti për çështjet zgjedhor në PD, Ivi Kaso deklaroi se mes personave që presin të marrin postin e kreut të KQZ-së së re, ka një cilësi të lartë kandidaturash. Kjo sipas tij përkthehet në shpresë se kryetari i ri do të ketë eksperiencë të gjatë profesionale.
“Ka një cilësi të lartë në disa kandidatura. Kjo më jep shpresë që ai do të zgjidhet do të ketë një eksperiencë të gjatë profesionale. Ka persona me integritet dhe përgatitje profesionale dje eksperiencë në drejtimin e institucioneve. Koha nuk premton për zgjedhje të mira, dhe fakti që kemi këto kandidatura është një ogur i mirë. Unë shpresoj që të zgjidhet një person i aftë dhe me integritet. Procesi ka shumë sfida përpara. Roli i KQZ-së së vjetër është ndryshe me atë të tanishëm”, tha Kaso. (Lexo këtu listën për kandidatë për anëtarë të KQZ-së së re)
Kaso bëri një paralelizëm mes pozicionit të PD sot dhe atij të një viti më parë pas djegies së mandateve, duke theksuar se kjo lëvizje ishte një akt politik i partisë së tij. Ai përmendi dy arsyet që e rikthyen PD-në në tryezën politike.
“Djegia e mandateve nuk është blof nga ana e opozitës por akt politik. Palët u bënë bashkë me 14 janar nga presioni i faktorit ndërkombëtar. Nuk ka asnjë lloj vlere të rrisim standardet zgjedhor kur kemi një maxhorancë që nuk i zbaton. Pikë së pari ne u ulëm prej ndërkombëtarëve që të mos bëheshim pengesë për vendin. Së dyti kishim impenjim me zgjedhësit. Detyra jonë është të ndërgjegjësojmë faktorin ndërkombëtar”, tha Kaso./mv. abcnews.al