Celibashi i përgjigjet Metës për vakancat, tani zgjedhjet e pjesshme lokale në dorë të Ramës?

schedule13:28 - 17 Janar, 2022

schedule 13:28 - 17 Janar, 2022

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta  në lidhje me bashkitë që kanë mbetur pa kryetar pasi ky i fundit njoftoi se ka nisur procedurat për të shpallur datën e zgjedhjeve për bashkitë që nuk kanë kryetar. Në shkresën e saj, ajo thekson janë 2 bashki për të cilat KQZ është njoftuar në rrugë institucionale për vakancën atë të Shkodrës dhe atë Dibrës. Ndërsa në bashkinë e Vorës mandati i ish-kryetarit Agim Kajmaku u shpall i pavlefshëm.

Ndërkohë që për rastet e tre bashkive të tjera, këshillat bashkiakë sipas ligjit kanë vënë në dijeni vetëm këshillin e ministrave dhe jo Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në rastin e Shkodrës, kemi bërë me dorëheqje të kandidatit Valdrin Pjetri për të cilën ka vënë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Një precedent i ngjashëm është edhe ai në bashkinë e Durrësit ku kryetarja Valbona Sako u dorëhoq nga posti pas deklaratës së bërë pas tërmetit të 26 Nëntorit, por në këtë rast KQZ nuk është vënë në dijeni.

Në Bashkinë e Lushnjes, Fatos Tushe u shkarkua me vendim të kryeministrit Edi Rama pas arrestimit për shkelje në tendera. Një rast i veçantë është ai i Rrogozhinës, kur kryebashkiaku Haxhi Memolla ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak duke lënë bosh postin e kryetarit.

Për shkak të rrethanave, procesi për shpalljen e vakancës në këto bashki nuk është kaluar përmes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Tashmë presidenti do duhet të kërkojë informacion në kryeministri, pasi ky institucion e monitoron këtë proces përmes prefektëve. 

Pak ditë më parë, presidenti Ilir Meta tha se i ka dërguar një letër Komisionerit Zgjedhor për të marrë informacion mbi bashkitë që nuk kanë kryetar në mënyrë që të vijohet më pas me procedurat që ndjekin për zgjedhjen e krerëve të tyre. Në këtë mënyrë, Meta është duke shkuar drejt shpalljes së datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale. Presidenti tha se nuk ka nevojë të konsultohet me askënd pasi këto janë zgjedhje lokale dhe jo të përgjithshme.

 Bashkitë që kanë mbetur pa kryetar

1- Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri ra në “rrjetën” e dekriminalizmit.

2- Bashkia e Vorës – Pasi kryetari Agim Kajmaku, po ashtu “u dogj” nga dekriminalizmi.

3- Bashkia e Durrësit – Pasi Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit.

4-  Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë.

5- Bashkia e Dibrës – Pasi Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet.

6 – Bashkia e Lushnjës – Pasi Fatos Tushe u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion.

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!