Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

KPK shkarkon prokurorin Troci dhe kryetaren e Apelit Vlorë, Liçaj

schedule12:44 - 15 Nëntor, 2018

schedule 12:44 - 15 Nëntor, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e prokurorise se pergjithshme Ramadan Troci, i cili ishte kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.  Sipas KPK, prokurori  Troci nuk justifikonte pasurine me burime te ligjshme. Vendimi është marrë nga trupa që drejtohej nga Pamela Qirko, me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun. Troci ka qenë i pranishëm në seancën e dhënies së vendimit së bashku me avokatin, ashtu si në seancën e parë dëgjimore.

Sipas KPK, Prokurori Troci ka bërë një deklarim të pasaktë të pasurisë dhe e ka fshehur një banesë në Paskuqan. Sa i përket aspektit profesional, për Trocin ka patur 10 denoncime dhe janë hetuar 8 dosje.

Po ashtu KPK shkarkoi edhe gjyqtaren Alma Liçaj, kryetare e gjykatës së Apelit në Vlorë. Edhe për këtë gjyqtare, komisioni i pavarur i Kualifikimit konstatoi parregullsi në pasurinë e deklaruar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!